back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeHaradinaj flet pas takimit me Limajn

Haradinaj flet pas takimit me Limajn

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme në ndërtesën e Qeverisë e ka pritur në kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Të dy këta, kanë folur rreth koalicioneve të mundshme në mes partive që udhëheqin. Por vendim përfundimtar për koalicion ende nuk kanë marrë.

Megjithatë, Haradinaj, ka deklaruar se ka disponim të mirë për një koalicion të mundshëm.

“Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pasë mundësi me fol për koalicion me Nismën, por disponim ka, por nuk jemi dakordu për ndonjë marrëveshje”, tha ai, raporton EO.Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.

PSD në listën zgjedhore do të ketë 25  kandidatë për deputetë.

E diskutimet për koalicion dhe zgjedhje të parakohshme kanë nisur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik të këtij viti.

Ai ka marrë këtë vendim pas ftesës që i është bërë për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Si pasojë e kësaj situate, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të bëhet shpërndarja e legjislaturës aktuale./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz