back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeNëntë plumba në drejtim të tij, publikohen pamjet e atentatit ndaj bosit...

Nëntë plumba në drejtim të tij, publikohen pamjet e atentatit ndaj bosit të duhanit

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

“Bosi i duhanit” së Afrikës së Jugut, Simon Rudland është qëlluar me armë në Johannesburg javën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u qëllua ndërsa ishte në makinën e tij përpara Shoqatës së Pavarur të Tregtisë së Duhanit (FITA), në të cilën është anëtar.

Ai tha se ishte njëqind për qind i bindur se rivalët e tij ishin mbrapa tentativës së vrasjes.

Nëntë plumba u qëlluan drejt tij, dhe tre e goditën – dy në shpinë dhe një në qafë. Ai mbijetoi mrekullisht.

Edhe pse ai nuk mori asnjë kërcënim me vdekje, Rudland nuk u befasua shumë nga ngjarja. Kjo pasi që tregtia e duhanit në Afrikën e Jugut është një lojë e ndyrë, plot dhunë.

“Më kapën kur nuk prisja. Kishte një takim mujor atje, të gjithë e dinë se çfarë ore shkojmë. Unë gjithmonë shkoj me të njëjtën makinë me avokatin tim. E gjitha ndodhi kaq shpejt. Besoj se vetura Porsche shpëtoi jetën time”, citohet të ketë thënë ai.

Dhe një ditë pas të shtënave dhe operacionit në të cilën plumbi i tij ishte hequr nga qafa, Rudland ishte përsëri në vendin e tij të punës.

Kompania Gold Leaf ka ofruar një çmim të hollash për ata që kanë disa informacione rreth sulmuesve.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë një “Porsche”, dhe më pas një makinë e bardhë “Golf” që ndalet dhe nga e cila vijnë një seri e të shtënave.

Siç raportojnë medait, vetëm muajin e kaluar, kishte 47 vrasje të regjistruara në Cape Town. Prej tyre, 27 u vranë nga të shtënat, 13 u qëlluan me thikë dhe shtatë të tjerë u vranë “ndryshe”. /Telegrafi/

&nbsp

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz