back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeHaki Abazi konfirmon që sot bëhet pjesë e Vetëvendosjes

Haki Abazi konfirmon që sot bëhet pjesë e Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Analisti Haki Abazi do t’i bashkohet sot Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë Abazi, i cili ka thënë se sot do ta bëjë zyrtarisht anëtarësimin e tij në VV.

Abazi tha se gjatë ditës së sotme do t’i japë detajet rreth anëtarësimit të tij në partinë e Albin Kurtit.

“Sot në orën 13:00 bëhet zyrtare anëtarësimi im në Vetëvendosje, mendoj në këtë takim edhe në paraqitje kanë me u bë detajet publike”, tha Abazi.

Kujtojmë se para disa ditësh Abazi është deklaruar pro koalicionit ndërmjet VV-së dhe LDK-së. Ai ka thënë se ky koalicion do ta kthente Kosovën në një situatë normale.

“Ky koalicion nuk do ta bënte Kosovën kopsht me lule, por do ta kthente Kosovën në një situatë normale të funksionimit të shtetit dhe shkapjen e shtetit nga kapilaret e PDK-së”, kishte deklaruar Abazi. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz