Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeBanorët e këtij fshati tash e 10 vjet pa ujë e kanalizim...

Banorët e këtij fshati tash e 10 vjet pa ujë e kanalizim (VIDEO)

Të ngjajshme

Vrasje të reja në luftën e klaneve në Mal të Zi

Brenda tri ditësh, nga 16 deri më 19 korrik,...

Policia nis fushatën: ’’Festo me zemër jo me armë’’!

Drejtoria e policisë së kryeqytetit së bashku me Këshillin...

Ambasada amerikane uron rekrutët e rinj të Policisë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka uruar oficerët e rinj...

Shumë fshatra në komuna të ndryshme të vendit ende ballafaqohen me mungesë të rrjetit të ujësjellësit dhe atij të kanalizimit.

Para 10 vjetëve, Komuna e Ferizajt kishte bërë shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në fshatin Rahovicë, raporton KTV.

Megjithatë, jo të gjitha lagjet aty i kanë të zgjidhura këto probleme.

Në disa pjesë të fshatit mungojnë gypat.

Banorët aty thonë se për këtë çështje kanë kërkuar zgjidhje shumë herë nga komuna, por që asnjëherë zyrtarët komunalë nuk i kanë realizuar premtimet e tyre.

Në Komunën e Ferizajt, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë se ky fshat ka rrjet të kanalizimit, megjithatë, e pranojnë që disa shtëpi nuk kanë, pa treguar arsyen.

Albion Sherifi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës, ka thënë se ky fshat ka rrjet të ujësjellësit bashkë me fshatin Mirosalë, por ka mungesë të ujit.

- Advertisement -

Të Fundit