back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeDetaje nga marrëveshja: PSD i mori numrat “e mirë”, kandidojnë të gjithë...

Detaje nga marrëveshja: PSD i mori numrat “e mirë”, kandidojnë të gjithë deputetët aktualë

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

AAK-ja e Ramush Haradinaj dhe PSD-ja e Shpend Ahmetit sot lidhën koalicionin e parë parazgjedhor.

Të dy liderët në konferencën për media deklaruan se koalicionin e lidhën për të “mirën e vendit”, për mbrojtje e sovranitetit e territorit, për një Kosovë ku sundon ligji, për zhvillim ekonomik e shoqërorë etj.

Ata nuk dhanë detaje konkrete të marrëveshjes, përveç se Haradinaj do t’i prijë listës zgjedhore, kurse pas tij do të renditet Shpend Ahmeti.

Reporteri.net nga burime të konfirmuara mirë brenda Partisë Socialdemokrate ka mësuar disa nga kërkesat që partia e Ahmetit ka pasur për AAK-në që të hyjë në listë parazgjedhore me të.

PSD-ja e Ahmetit do të ketë gjithsejtë 25 vende në listën zgjedhore.

Çdo i treti në listë do të jetë zyrtarë i PSD-së, pra dy të Aleancës, pastaj një i PSD-së
Burimi i Reporteri.net ka konfirmuar se PSD-ja në listë do t’i ketë “më të mirë”, pra që do të mbahen më lehtë në mendje nga qytetarët.

PSD ka kërkuar që t’i ketë të rezervuar në listë numrat: 10, 20, 50, 70, 100 dhe 110. Kjo gjë është pranuar nga AAK-ja e Haradinajt.

Për deputetë do të garojnë të gjithë deputetët aktual të PSD-së, kurse do të shtohen edhe 13 zyrtarë të tjerë të këtij subjekti që të rrumbullakohet numri prej 25 zyrtarëve.

Ndërkaq për pozita sipas burimit të Reporteri.net brenda PSD-së aktualisht nuk është folur, me të vetmen arsye se këtyre dy partive mund t’iu bashkëngjitet në koalicion parazgjedhor edhe ndonjë subjekt tjetër dhe gjërat pastaj mund të ndryshojnë.

Kujtojmë se Haradinaj e tha sot në konferencë për media se AAK-ja është e hapur për bashkëpunim edhe me disa parti, si NISMA-n e AKR-në. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz