back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeGreva në Aeroportin e Prishtinës shkakton vonesa për udhëtarët

Greva në Aeroportin e Prishtinës shkakton vonesa për udhëtarët

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sot kanë mbajtur një grevë një orëshe, grevë kjo e cila ka shkaktuar tollovi dhe vonesa për fluturime.

Punëtorët përmes kësaj greve po kërkojnë kompensim dhe benifite tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesa e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas ligjit të punës dhe pagesa e shujtës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit të Prishtinës, Bashkim Latifi tha se greva ka shkuar ashtu siç edhe është planifikuar dhe se përmes kësaj greve kanë dërguar mesazhet e tyre te menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës.

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk reflektojnë karshi kërkesave të tyre, greva do vazhdoj tutje edhe nesër ku do protestojnë dy orë dhe po ashtu edhe të mërkurën ku greva do vazhdoj gjatë tërë ditës.

Ndërsa për pengesat dhe vonesat në procesin e punës së aeroportit, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara tha se janë shkaktuar, pasi që një grevist ilegalisht e ka ndërprerë shiritin e bagazhit dhe kjo pastaj ka shkaktuar telashe.

Sipas saj, këtë tollovi e ka shkaktuar edhe anulimi i një fluturimi që ka ndodhur dje.

Në anën tjetër, udhëtarët që po prisnin që të udhëtonin drejt destinacioneve të tyre u shprehen tejet të mllefosur me këtë gjendje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz