back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaShqiptareDëshmitarët tregojnë çfarë panë nga vrasja e dyfishtë që dyshohet se e...

Dëshmitarët tregojnë çfarë panë nga vrasja e dyfishtë që dyshohet se e kreu kosovari në Gjermani

Të ngjajshme

Sulmet ndaj Kushtetueses, reagon shefi i EULEX-it: Të papranueshme

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë...

Mësohet shuma që do të paguajë Reali për ta rikthyer Nico Pazin

Real Madrid ka marrë tashmë një vendim strategjik për...

Osmani pret Nuncin Apostolik, kërkon njohje nga Selia e Shenjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në...

Nunci Apostolik për herë të parë në vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Osmanin

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim njoftues...

Vrasja e dyfishtë nga një kosovar në qytetin Iserlohn  të Gjermanisë ka tronditur personat të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Një taksist thoshte se nuk do të punojë më prej asaj çfarë kishte parë dhe tregoi detaje se si kishte ndodhur incidenti.

“Një burrë trokiti xhamin e një makine dhe nuk ndaloi së rrahuri personat që ndodheshin aty, por nuk mundesha të ndihmoja asgjë. Ka  shumë zënka në stacionin e trenit, por në dritën e ditës, askush nuk e pret këtë”, u shpreh ai.

“Ai godiste burrin. Ai ishte shtrirë, i dorëzuar para tij dhe përplot gjak”, shtoi taksisti.

Pjesë e këtij incidenti ishin edhe disa të mitur, Melanie (13), Sinem (14) dhe Senem (14). Ata u morën në intervistim nga Policia ku njëra prej tyre thoshte për viktimat se kishin rënë në gjumë.

Mbrëmë në  qytetin Iserlohn të Gjermanisë është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka goditur me thikë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.

Mediat gjermane kanë shkruar se dorasi dyshohet të jetë kosovar. Ndërkaq sot, nga mediat lokale në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, janë dhënë detaje nga kjo vrasje që po cilësohet si vrasje e dyfishtë, shkruan Gazeta Insajderi.

IKZ-online.de, ka raportuar se një gruaja e vrarë ka lënë pas një foshnje dy muajsh. Kundër të dyshuarit kosovar rasti po hetohet si vrasje e dyshimtë, pasi që, ky i fundit vrau edhe shoqëruesin e ish-gruas së tij.

Në kohën e krimit, foshnja ishte në automjetin e nënës. Sipas autoriteteve, vajza u dërgua në spital pa dëmtime dhe tani është nën kujdestarinë e zyre se mirëqenies së fëmijëve. Kjo gazetë ka raportuara se autopsia tregoi se të dy viktimat vdiqën nga dëmtimet e shumta për shkak të dhunës së rëndë. Sipas hetuesve, arma e vrasjes ishte një thikë kuzhine, të cilën e kapën në vendin e krimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz