back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeE zbulon Milaim Zeka: Cili zyrtar i lartë i LDK-së ofroi para...

E zbulon Milaim Zeka: Cili zyrtar i lartë i LDK-së ofroi para për ta vrarë Ibrahim Rugovën e Fehmi Aganin?

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar n’Konak me Kosovë Gjocin, nuk ka kursyer fjalët e rënda për zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka akuzuar rëndë ish kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin duke e lidhur me planifikimin për eliminimin edhe të ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Duke folur për kryetarin aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, Zeka tha që shefi i tij, Bujar Bukoshi, pati ofruar para për vrasjen e Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit, shkruan gazeta inFokus.

Këto para thotë, që ia ofruan vëllait të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Shaip Mujës, veprimtarit të ilegales, Shaban Muja.

“A e din ti që shefi i Isa Mustafës, Bujar Bukoshi i ka thanë Shaban Mujës, vëllau i ish-deputetit Shaip Mujës, sa doni ju dha pare nëse e vrani “Belbën” dhe “Zabunin”. “Belba” ka qenë Fehmi Agani dhe “Zabuni” ka qenë Ibrahim Rugova”, ka thënë Milaim Zeka gjatë intervistës në Konak.

Kështu, Zeka, akuzat nuk i ndal as për djalin e ish-Presidentit Ibrahim Rugovës, Ukën, për të cilin thotë se interesi e bashkoi me personat që deshën të ia vrasin babanë, shkruan gazeta inFokus.

“Këta faqezinj, dilingjinjë, janë bërë bashkë, u bë bashkë edhe Ukë Rugova me këta. Imagjino Ukës nuk i ka lënë fare përshtypje pse këta kanë dashtë me ia vra babën”, ka deklaruar Zeka.

Deklaratën e Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka për Bujar Bukoshin mund ta dëgjoni të plotë nga minuta 33 e intervistës së tij në Konak me Kosovë Gjocin. /Gazeta inFokus/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz