back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje për aksidentin e trenit me veturën në Han të...

Policia jep detaje për aksidentin e trenit me veturën në Han të Elezit

Të ngjajshme

Bedri Hamza tregon se çka i kërkuan amerikanët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kandidat...

S’mundet pa cigare, portieri i Barcelonës kapet duke përdorur “snus”

Skuadra e Barcelonës ditë më parë luajti ndaj Villarrealit,...

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?

Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet...

Një banor i verbër hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Për herë të parë në historinë e Big Brother...
- Advertisement -

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Han të Elezit ku një tren ka goditur një makinë me targa të Kosovës.

- Advertisement -

Saktësisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 afër fabrikës së çimentos në këtë komunë.

Majori Qazim Reka nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj tha  se treni, cili ka qenë duke qarkulluar nga Hani i Elezit në drejtim të Shkupit, pas aksidentit nuk ka ndaluar fare dhe ka dalë në territorin e Maqedonisë Veriore.

Sipas tij, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët ishin në makinë, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Majori Reka tha se ende nuk ka informacione se si ka ardhur deri tek aksidenti dhe se hetuesit ende janë në vendngjarje.

Nga fotot shihet se makina është dëmtuar tërësisht.

Reka tha se do të fillojnë kontaktet me policinë maqedonase për të intervistuar drejtuesin e trenit dhe për të sqaruar rrethanat dhe arsyen e mos ndaljes së trenit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz