back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeA do ta zyrtarizojë të hënën AAK koalicionin me PSD-në?

A do ta zyrtarizojë të hënën AAK koalicionin me PSD-në?

Të ngjajshme

Drejtori i Arsimit në Prishtinë reagon pas rastit të dhunës në shkollën “Pavarësia”

Pas incidentit të djeshëm në ShFMU “Pavarësia”, ku një...

Prishtina e Ferizaj përballë mungesës së barnave esenciale

Mungesa e barnave në kujdesin parësor shëndetësor në Prishtinë...

SBASHK i vendos ultimatum autoriteteve: Lirojeni mësuesin shpejt ose përshkallëzim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka vendosur ultimatum...

Macron fton udhëheqësit evropianë të rinisin dialogun me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ftoi disa...

Sot nëpër media është raportuar se të hënën AAK do ta zyrtarizojë koalicionin me PSD-në. Në lidhje me këtë, janë prononcuar nga vetë partia e Ramush Haradinajt.

Në një prononcim për Gazetën Blic, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë të mos jetë në dijeni për një gjë të tillë, teksa ka pohuar se të hënën do të mbahet takimi i Këshillit Drejtues të AAK-së.

Ai nuk e ka mohuar mundësinë e një koalicioni të tillë.

“Nuk jam në dijeni për një gjë të tillë, nuk ka diçka zyrtare, mirëpo të hënën do ta mbajmë mbledhjen e Këshillit Drejtues, organit më të lartë të partisë, aty ku merren vendimet dhe për gjithçka do të merret vesh”, ka thënë Demaliaj.

Gazeta Blic nga burime të saja brenda AAK-së, merr vesh se ka përafrim të qëndrimeve ndërmjet dy partive.

“Ka përafrim të qëndrimeve ndërmjet dy partive. Të hënën pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, mund të zyrtarizohet koalicioni me PSD-në”, tha ky burim.

Ndërkaq, vetë Ahmeti e ka pranuar se ka pasur takime me Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn./Gazeta Blic

Të Fundit

Sport

ShowBiz