Një ditë pas vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar Keidi Pasha në Wolfsburg të Gjermanisë, është zbuluar shkaku i vrasjes së tij.
‘’TV Klan” zbuloi nga autoritetet shqiptare se viktima nga Mati është i biri i efektivit të Policisë Rrugore Arben Pasha. Përsa i përket rrethanave të krimit, bëhet e ditur se Keidi Pasha dhe kushëriri i tij (emri i të cilit nuk përmendet) janë konfliktuar me disa persona në një lokal në pronësi të dy bashkëkombasve të tjerë.
Pasi kanë dalë në trotuar në distriktin e Vorsfeldes, ata janë goditur me armë nga një makinë në lëvizje, ku 6 plumbat i morën jetën adoleshentit. Trupi i Keidi Pashës nuk është sjellë ende në Shqipëri për t’u varrosur. Ndërsa kushëriri i tij ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë, autorët u larguan në drejtim të paditur.