back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportIpko Superliga, gjithça gati – Feronikeli vs Drenica, Flamurtari vs Prishtina

Ipko Superliga, gjithça gati – Feronikeli vs Drenica, Flamurtari vs Prishtina

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Këtë fundjavë do të fillojë sezoni i ri i IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Sezoni i ri i IPKO Superligës së Kosovës në futboll pritet të jetë më interesant se kurrë më parë, shkruan Gazeta Express.

Këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri 2019/2020, i fundit me 12 skuadra dhe për herë të parë në histori me 3 ekipe në Evropë.

Në fakt, këtë sezon nga elita e futbollit kosovar do të bien katër skuadra dhe do të futen dy, që nënkupton se nga sezoni 2020/21 në Superligë do të garojnë 10 ekipe.

Ndërkohë, nga edicioni i ardhshëm në garat evropiane do të marrin pjesë tri ekipe, një më shumë se në tri sezonet e fundit.

Përforcimet që i bënë skuadrat gjatë verës premtojnë një kampionat më cilësor, por edhe më interesant dhe dramatik, si në dy sezonet e fundit, kur kampioni u përcaktua në fund.

Tri ndeshje të xhiros së parë do të luhen të shtunën e tri të tjera të dielën.

Të shtunën do t’i shohim dy derbi lokalë, ai Flamurtari – Prishtina dhe Feronikeli – Drenica.

Dueli i tretë i së dielës është ai në mes të Llapit dhe të rikthyerës në Superligë, Vushtrria.

Të dielën, Drita do t’i gostisë fqinjët e Ferizajt, kurse Trepça ’89 është mikpritëse e skuadrës tjetër nga qyteti i Gjilanit.

E dueli i fundit i kësaj jave është ai në mes të të inkuadruarit në Superligë, Dukagjini dhe Ballkanit. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e parë

E shtunë 17:00 Feronikeli – Drenica (SSK2)

E shtunë 17:00 Flamurtari – Prishtina (SSK3)

E shtunë 17:00 Llapi – Vushtrria

E diel 17:00 Drita – Ferizaj (SSK3)

E diel 17:00 Trepça’89 – Gjilani (SSK2)

E diel 17:00 Dukagjini – Ballkani

Të Fundit

Sport

ShowBiz