back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeArrestohet pronari i lokalit në Himarë pas sherrit me turistët spanjollë

Arrestohet pronari i lokalit në Himarë pas sherrit me turistët spanjollë

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Një 51-vjeçar u vu në pranga nga policia një ditë pas sherrit në një bar-restorant në “Porto Palermo”.

Siç u raportua dhe në media, mesditën e djeshme një grup turistësh spanjollë janë ngritur nga restoranti pa paguar pasi nuk u ka pëlqyer ushqimi. Pronari i lokalit dhe të njohur të tij u janë vënë pas duke u përleshur me turistët dhe duke iu dëmtuar makinën me të cilin udhëtonin. Policia tha se një turiste është plagosur gjatë përleshjes. Sakaq, pronari Mihal Kokëdhima do të përballet tashmë me akuzat e kanosjes dhe dëmtimit me dashje.

 

 

Njoftimi i policisë:

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit pasi:

Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”/Mapo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz