back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeSkenderaj, këtë vit ka alokuar 140 mijë euro për subvencione

Skenderaj, këtë vit ka alokuar 140 mijë euro për subvencione

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Vetëm këtë vit janë alokuar 140 mijë euro për subvencione

Në një ceremoni të organizuar me rastin e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për fermerët, ku po merrte pjesë edhe kryetari Bekim Jashari, janë nënshkruar kontratat midis bujqve përfitues dhe Komunës së Skenderajt, në kuadër të subvencioneve dhe mbështetjes direkte për fermerët që kanë aplikuar për subvencione.

Kryetari i Komunës, Jashari, duke i uruar të gjithë fermerët përfitues, ka thënë se bujqësia mbetet një nga prioritetet e Qeverisë lokale, si një prej sektorëve më të rëndësishëm që ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari Jashari ka njoftuar se janë 140 mijë euro subvencione që janë shpërndarë vetëm këtë vit për bujqësinë.

“Duke bërë shpërndarjen e mjeteve bujqësore në kuadër të mbështetjes direkte për fermerët e vyeshëm që e duan punën, e prej të cilës krijojnë të ardhura, ne jo vetëm që e përmbushim obligimin për të zhvilluar bujqësinë, por edhe po ndjekim shembujt e suksesshëm, duke rritur vendet e punës dhe prodhimin. Ndarja e sotme e 30 motokultivatorëve dhe 40 makinave mjelëse, është tjetër dëshmi e përkushtimit tonë që bujqësinë, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, ta fuqizojmë sa më shumë që mundemi”, ka thënë kryetari Jashari.

Drejtori i Bujqësisë…,Sokol Sallahu, ka thënë se falë përkushtimit të kryetarit Jashari dhe nënkryetarit Lushtaku, po arrihet që nga viti në vit të ketë rritje të mbështetjes për bujqit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz