back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaShqiptareKjo është familja spanjolle që u dhunua dje nga pronari i "Panorma"...

Kjo është familja spanjolle që u dhunua dje nga pronari i “Panorma” në Porto Palermo (FOTO LAJM)

Të ngjajshme

Matjet e GALLUP: Kosova në top 5 shtetet që kanë opinion pozitiv për Trumpin, Serbia e para për Putinin

Organizata “Gallup International” ka publikuar ditë më parë gjetjet...

Pse ka rënë euro në Shqipëri

Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e...

QKUK-ja pastron rrënojat pranë Pulomologjisë: Paraqitej rrezik për pacientët dhe stafin

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njoftoi se ka...

Albin Kurti i kujton aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladinin në 19 vjetorin e vrasjes

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes,...

Vizitorët spanjollë që u dhunuan dje nga Mihal Kokëdhima në restorantin “Panorma” në Porto Palermo të Himarës gëzojnë shëndet të mirë.

Ata shprehen se besojnë se Shqipërinë nuk e përfaqëson një person si Mihal Kokëdhima me abuzimet që bën me restorantin e tij duke theksuar se do të vinin sërish në Shqipëri pavarësisht eksperiencës së keqe.

Do doja të thosha që ne jemi të gjithë mirë familjarisht. Kisha nderin që pata një interes shumë të madh nga ana e autoriteteve tuaja dhe doja të thoja se një person i vetëm nuk e bën një vend. Këtë vit ne vendosëm t’ju vizitojmë dhe t’ju njohim më mirë.

Pavarësisht kësaj eksperience që nuk do donim ta kalonim, ne jemi shumë të lumtur që erdhëm.

Ashtu siç u thashë autoriteteve tuaja, ne do të kthehemi sërish, duam ta njohim më tepër vendin tuaj. Kemi njohur shumë njerëz të mirë këtu.

Shoferi dhe guida vendosën jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar tonën, kështu që ajo që mund të them është vetëm “faleminderit”, u shpreh kryefamiljari në prani edhe të ministrit Klosi.

Familja nga Spanja u sulmua nga Mihal Kokëdhima në restorantin “Panorma” në Porto Palermo pasi kishin dashur të largoheshin për shkak të shërbimit të keq.

Mihal Kokëdhima u arrestua sot nga policia. /albeu.com/

Fotografia e Blendi Klosi

Fotografia e Blendi Klosi

Fotografia e Blendi Klosi

Fotografia e Blendi Klosi

Fotografia e Blendi Klosi

Të Fundit

Sport

ShowBiz