BallinaLajmeArrestohen pesë persona lidhur me therjen e mbrëmshme në Prishtinë

Arrestohen pesë persona lidhur me therjen e mbrëmshme në Prishtinë

Të ngjajshme

Instagram po teston një veçori të re

Rrjeti social Instagram është duke testuar një shërbim të...

Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu burrin e bëri për spital

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vitomiricë të...

Ky ishte fjalimi motivues i Montellas para ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka motivuar lojtarët e...

Arrestohet burri në Vushtrri, dyshohet për sulm seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili...

140 zyrtarë nuk deklarojnë pasurinë, gjobat gati për ta

Me përfundimin e muajit mars, ka përfunduar edhe afati...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona lidhur me rrahjen e mbrëmshme që ndodhi në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen Arbëria, ku dy persona pësuan lëndime nga therja me thikë.

Në njoftimin e policisë thuhet se deri tek kjo përleshje dyshohet të ketë ardhur për qëllim hakmarrje.

“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që, të njëjtit së bashku edhe me dy persona tjetër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar-në arrati, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, me qëllim hakmarrje kanë sulmuar dy viktimat meshkuj K/Shqiptar me mjet të mprehtë-thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe sipas mjekëve njëri nga viktimat ka lëndime më të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore lidhur me rastin kanë konfiskuar një veturë si dëshmi, të cilën e kanë përdorur të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz