back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeJakup Krasniqi tregon arsyen se përse Thaçi e mbështeti ndryshimin e kufijve

Jakup Krasniqi tregon arsyen se përse Thaçi e mbështeti ndryshimin e kufijve

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ftuar në emisionin “Pressing” të  T7, ka treguar dyshimet e tij se pse bisedimet e Kosovës me Serbinë kanë kaluar nga niveli teknik në atë politik. E ai shtoi se ka dyshimet e veta se Hashim Thaçi mund të jetë i shantazhuar dhe është mundur t’i ikë Gjykatës Speciale

“Unë kam qenë kundër kalimit nga bisedime teknike në politike, unë kam qenë kundër bisedimeve politike” tha Krasniqi, duke shtuar se “vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i dha të drejtë Kosovës në shpalljen e pavarësisë dhe një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, e detyroi Kosovën që të bëjë bisedime teknike e jo politike”.

Ai tha se Thaçi i filloi bisedimet politike duke “argumentuar se e ka mbështetjen e Uashingtonit e Brukselit” duke shtuar se sikur Kosova të kërkonte të zhvillonte bisedime për t’u kthyer nën Serbi, SHBA’ja e BE’ja nuk do të kundërshtonin.

E pyetur se pse Hashim Thaçi i filloi këto bisedime, ai shtoi se frika më e madhe është Gjykata Speciale.

“Unë mendoj që një rol negative e ka edhe Gjykata Speciale. E konsideroj që përpjekja që dikush t’i ikë Gjykatës Speciale duke bërë manovrime të ndryshme, mendoj që e ka dëmtuar procesin politik. Kështu e shoh, ndoshta nuk kam të drejtë, por kam të drejtë ta them” tha ai, duke shtuar se personat e implikuar nga Gjykata Speciale nuk duhet të jenë pjesë e bisedimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz