BallinaRegjionaleDrenas25 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për kompaninë NewCo Ferronikeli

25 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për kompaninë NewCo Ferronikeli

Të ngjajshme

Selinë në nominim, Gimbo “fansi” numër një!

Dj Gimbo po e shpreh publikisht përkrahjen për të...

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk kanë lidhje me SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei,...

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se do të ofrojë 25 milionë euro kredi për investime në kompaninë NewCo Ferronikeli.

“NewCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan ​është blerë nga Grupi Balfin.

Samir Mane, themelues dhe pronar i kompanisë Balfin, ka thënë se është krenar për të vazhduar historinë e bashkëpunimit me BERZH-in.

“Investimet që do të bëjmë te Ferronikeli do të sigurojnë se ai mbetet një prodhues konkurent i nikelit në ekonominë globale dhe vazhdon të gjenerojë vende të punës në Kosovë”, ka thënë ai.

Eric Rasmussen, drejtori i BERZH-it për Burime Nayrore ka thënë se “BERZH-i është i lumtur që do të bashkëpunojë me kompaninë Balfin për rimëkëmbje të Ferronikelit, që është i rëndësishëm për Kosovën dhe komunitetin lokal”.

Kjo kompani pati ka ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz