back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeNënkryetari i AAK-së thotë se s’kanë vija të kuqe për PDK-në

Nënkryetari i AAK-së thotë se s’kanë vija të kuqe për PDK-në

Të ngjajshme

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Lajmi i fundit: Ky është mësimdhënësi nga Skenderaj që ndërroi jetë( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi e thotë prerë se partia e tij nuk ka vija të kuqe ndaj partive tjera.

Ai thotë se Aleanca parimisht është që të shkon e vetme në zgjedhje, por shton se kjo nuk varet vetëm prej tyre.

Si opsione më të mundshme për koalicione thotë se janë siç i quan dy partitë e vogla, NISMA dhe PSD-ja.

“Në parim jemi me shku vetëm në zgjedhje, por kjo nuk varet kryekëput nga AAK-ja, por edhe nga partitë tjera politike. Edhe nëse ndodh një koalicion parazgjedhor, nuk do të bëhet me partitë e mëdha por me ato më të vogla, saktësisht me ato që ju i citoni. Nuk kemi biseduar ende me ndonjërën prej tyre për këtë çështje. Me këto parti (NISMA dhe PSD) jemi më afër se me cilëndo tjetër”, ka deklaruar ai në një intervistë për Express, transmeton Reporteri.net.

I pyetur për një koalicion të mundshëm parazgjedhor edhe me PDK-në, Isufi nuk e mohon këtë.

“Jo, jo, nuk kemi. Madje, as që duhet të ketë vija të kuqe për partitë shqiptare. Secila ka programin e vet politik, ofertën zgjedhore dhe që të gjitha kanë synim mirëqenien e qytetarëve, mirëpo jo të gjitha munden me u përballë me tema. Këtë e bënë veç aleanca, veç kryeministri Haradinaj. Tanimë është dëshmuar kjo”, ka deklaruar ai.

Ai më tej ka parashikuar se Haradinaj do të jetë sërish kryeministër.

“Konsiderojmë se do të rikonfirmohet Haradinaj si kryeministër dhe nuk shohim ndonjë parti politike garuese që mund t’i bëjë konkurencë aleancës”, ka deklaruar Isufi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz