Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka përmendur disa prej vendimeve të marra gjatë qeverisjes së tij, përmes të cilave pohon se e ka ndaluar coptimin e Kosovës.
Haradinaj, thekson se shtyrjen e proceseve madhore për vendin e bëri me ndihmën e partenrëve ndërkombëtar.
“Miqësia me aleatët perëndimor, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë. Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera”, ka deklaruar ai.
Tutje, Haradinaj pa përmendur emra vazhdoi duke thënë “servilëve, udha e mbarë!”
“Miqësia me aleatët perëndimor, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë. Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera. Servilëve, udha e mbarë!”