back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeStuhi në këtë qytet: Erërat e forta dhe shiu rrëzojnë shtyllat elektrike,...

Stuhi në këtë qytet: Erërat e forta dhe shiu rrëzojnë shtyllat elektrike, dëmtojnë veturat

Të ngjajshme

Punimet hekurudhore bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë Kosovë – Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se qarkullimi në drejtim...

Ky është aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

Për herë të parë, një aplikacion i inteligjencës artificiale...

BE iu kërkon linjave ajrore të shmangin hapësirën ajrore iraniane

Rregullatori i sigurisë së aviacionit i Bashkimit Evropian rekomandoi të enjten...

Nga erërat e forta dhe shtrëngata e së mërkurës në Gjilan janë dëmtuar 7 vetura, disa shtylla elektrike, si dhe tezgat e bujqve te “Bunari i Përlepnicës”, tha Sami Spahiu nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan.

Sipas Sami Spahiut, ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit kanë intervenuar në katër raste: në largimin e një lisi në Lagjen “Dardania”, në sanimin e një kablloje të kompanive të internetit, në largimin e një shtylle elektrike nga rruga në Lagjen “Arbëria” dhe në shuarjen e një zjarri në orë elektrike në një shtëpi në Lagjen “Arbëria”.

“Deri më tani kemi disa shtylla elektrike të dëmtuara nga erërat dhe shiu që ra pasditen e 14 gushtit dhe, sipas të dhënave, deri më tani kemi 7 vetura të dëmtuara, 6 tek ish parkingu “Eco-Higjiena” dhe një tek banesat e Tregut të Gjelbër, një lis i thyer në Lagjen “Dardania”, shtylla elektrike të dëmtuar afër SFK dhe në Lagjen “Arbëria”, një kabllo në rrugën e Prishtinës, disa tezga të bujqve te Bunari i Përlepnicës”, ka thënë për Rajonipress Sami Spahiu, drejtor i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Gjilan.

Të Fundit

Sport

ShowBiz