back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëLladrovci flet edhe një herë për “pilifunc”: Nuk është marre me tregu...

Lladrovci flet edhe një herë për “pilifunc”: Nuk është marre me tregu që jam ka çoban

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur edhe njëherë për lojërat popullore, “pitpitak”,  “guxhas” e “pilifunc”.

Lladrovci më parë në një intervistë kishte treguar se kohë më parë i kishte luajtur këto lojëra, ndërsa në një intervistë për “21 Gradë”, ai ka sqaruar edhe një herë se nuk është aspak e turpshme që t’i tregojnë njerëzve se dikur ka qenë çoban dhe se i ka lujatur këto lojëra, transmeton Magazina.al

Sipas tij ka pas njerëz të cilët e kanë ditur shumë mirë se çfarë janë këto lojëra, por nga mendjemadhësia janë bërë kinse s’kanë dëgjuar asnjëherë.

Duke u treguar modest si asnjë politikanë tjetër, Lladrovci ka treguar se dikur ishte çoban dhe po të ishte nevoja do t’i ruante bagëtit edhe sot, përciellë Magazina.al

“Du me ja bërë të qartë të gjithë atyre mendjemdhenjëve që kanë lu  pitpitak, guxhas, kliçkas e sorrash, mos u bëni mendjemdhenjë se nuk është marre me tregu kur jemi ka të vegjel çka kemi lujt.Nuk është marre me ju tregu njerëzve që dikur I kemi rujt bagëtit, jam ka çoban edhe sot me ka nevoj i ruj, nuk është turp me punu, por turp është me bërë punë të këqija”, ka thënë Lladrovci.

Për më shumë shihni pjesë nga kjo intervistë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz