BallinaRegjionaleDrenasDrenas, mbahen dëgjimet buxhetore në bashkësinë e Baicës dhe të Arllatit 

Drenas, mbahen dëgjimet buxhetore në bashkësinë e Baicës dhe të Arllatit 

Të ngjajshme

Klubi Alpin Prishtina paralajmëron: Ortek në Valbonë!

Klubi Alpin Prishtina, ka paralajmëruar për një ortek në...

Rama: Demonstratat e 1981, dëshmi e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në 45-vjetorin e demonstratave...

Austria i thotë “JO” SHBA-së për Iranin, Europa ndan qëndrimet ndaj luftës

Austria ka refuzuar kërkesën e Shtetet e Bashkuara të...

Korridori 8 dhe gjuha shqipe, pjesë e shqetësimeve në takimin me kongresmenin amerikan

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut (AAOFNM) dhe organizata...

Komuna e Drenasit ka mbajtur takimet e radhës sipas planifikimit të njoftimeve për të diskutuar projektet e planifikuara dhe buxhetin për vitin 2010-2022.

Të mërkurën dëgjimet për buxhet janë mbajtur në bashkësinë lokale të Baicës me banorët e fshatrave, Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë dhe Damanek, pastaj takimet kanë vazhduar edhe ne bashkësinë e Arllatit me banorët e fshatrave, Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak, Bytyq dhe Gjergjicë. 

Në dëgjimet buxhetore ka marr pjesë, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtori i Infrastrukturës Lokale, Idriz Hysenaj, drejtori për Buxhet e Financa, Shyqeri Bublaku, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe qytetarë. 

Komuna përmes këtyre dëgjimeve me qytetarë, ka për synim të planifikoj një buxhet qe del direkt nga kërkesat e qytetarëve, ku përfaqësuesit e Komunës kanë shpalosur para qytetarëve synimet e shpërndarjes së parasë publike dhe planifikimin e listës së projekteve kapitale, ndërsa nga qytetarët pjesëmarrës ne dëgjime janë marrë kërkesat e tyre për projektet që janë ne interes të komunitetit ku ata jetojnë.

Qytetarëve pjesëmarrës i është shpërndarë materiali informues i linjave buxhetore për vitet 2020-2022 si dhe draft-lista e investimeve kapitale, po ashtu i është sqaruar edhe rëndësia e këtyre dëgjimeve, ndërsa qytetarët kanë dhënë sugjerimet dhe kërkesat e tyre lidhur me projektet që janë ne interesin e qytetarëve.

Takimet për planifikimin e buxhetit do të vazhdojnë të mbahen edhe të enjtën me datë 15.08.2019, ku takimi i parë do të zhvillohet në ora 13:30 në shkollën “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran me banorët e Komoranit I, II, III dhe IV, Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, Korroticë e Ulët dhe e Epërme, Zabel i Ulët dhe i Epërm dhe Sankoc, ndërsa po të njejtën ditë, pra të enjtën me 15.08.2019 duke filluar nga ora 15:00 në shkollën “Rasim Kiqina” ne Drenas do të mbahet dëgjimi me banorët e Drenasit I, II dhe III, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë.

Ju mirëpresim ne këto dëgjime publike qe të kontribuoni ne planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz