back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeZeka tregon se a janë intervistuar Hashim Thaçi e Kadri Veseli nga...

Zeka tregon se a janë intervistuar Hashim Thaçi e Kadri Veseli nga Haga

Të ngjajshme

Orban: BE-ja dhe Ukraina i kanë “shpallur luftë” Hungarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka pohuar se Brukseli dhe...

Dosjet e fshehta të Epsteinit – kush ishin bashkëpunëtorët e pedofilit të ndjerë?

Identiteti i gjashtë personave që në dosjet për Jeffrey...

100 mijë Euro borxh Behgjet Pacollit, Naim Murseli: E kam shlyer në mënyra tjera

Të mërkurën është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit,...

Haradinaj shkon në shtëpi të Fadil Fazliu, e uron për lirimin e tij nga Haga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Fazliu,...

Oriola Marashi mbështet haptazi këtë banor të BBVK-së

Oriola Marashi duket se ka qëndruar në hap me...

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në Pressing të televizionit T7 ka thënë se është i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë, por ka gjasa që edhe në Lublanë. Gjithashtu ai tha se edhe presidenti Thaçi ka mundësi që është intervistu nga Specialja në Prishtinë.

Zeka ka thënë se 99% i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale, e për këtë rast pati raportuar Gazeta Express, ekskluzivisht.

“Informacioni im është 99% është se Kadri Veselin e kanë intervistu në Prishtinë, por ka gjasa që e kanë intervistu edhe në Lublanë”, ka thënë Zeka në Pressing.

Derisa për presidentin Thaçi, Zeka ka thënë se ka mundësi të jetë intervistuar në zyren e tij në Prishtinë, edhe pse ky informacion deri tash është vetëm spekulim.

“Përveç këtyre është edhe presidenti Thaçi, është intervistu në zyren e tij në Prishtinë, spekulime”

Ai ka thënë se Specialja është kriju vetëm për Thaçin dhe atë ka target.

“Nëse Thaçi nuk merret në pyetje nga Specialja, është lajm i mirë për Kosovën sepse rrënohet gjykata, kjo për shkak se Gjykata Speciale është bë për Thaçin, sepse e ka target Thaçin”, ka shtuar Zeka në Pressing.

Të Fundit

Sport

ShowBiz