back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKy është 19-vjeçari i vrarë në Gjermani

Ky është 19-vjeçari i vrarë në Gjermani

Të ngjajshme

Dixon: Trillim kur Prokuroria thotë se janë konfirmuar veprat e kryera nga Veseli

Avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin ka thënë se është trillim...

Reagim i fortë nga llogaria e Benitës pas debatit me Labin në BBVK

Pas debatit të fundit mes Benitës dhe Labin në...

Mbrojtja e Veselit fillon fjalën përmbyllëse: Nuk ka asnjë provë kundër tij

Pasi e përfundoi mbrojtja e Hashim Thaçit, fjalën përmbyllëse...
Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra mbrëmjen e kaluar në Wolfsburg të Gjermanisë, pas të shtënave nga një automjet në lëvizje.

I riu u qëllua nga gjashtë plumba pistolete. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa 19-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Mediat gjermane raportojnë, sipas dëshmitarëve, se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve. “Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar. Automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi pas ngjarjes, ndërsa ata mbeten të paidentifikuar.

Autoritetet policore thonë se po hetojnë në disa pista për ngjarjen.

Në rrjetet sociale dominojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen tragjike të të riut, familja e të cilit ka hapur dyert e mortit.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz