back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeMinistrja serbe: I turpshëm vendimi për mosekstradimin e Tomor Morinës në Serbi

Ministrja serbe: I turpshëm vendimi për mosekstradimin e Tomor Morinës në Serbi

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan...

Përfaqësuesja e Kosovës shënon rritje të madhe në ”Transfermarkt”

Rezultatet e mira të Përfaqësues së Kosovës në muajt...
- Advertisement -

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut se nuk janë plotësuar kushtet për ekstradim të Tomor Morinës në Serbi, ka treguar se edhe njëherë politika doli mbi ligjin dhe drejtësinë, përcjell agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

“Është një turp për të drejtën ndërkombëtare, por është një goditje akoma më e madhe dhe trishtim i madh për familjet e viktimave, të cilët me dekada presin drejtësi për të dashurit e tyre. Megjithëse të gjitha provat e nevojshme u janë dhënë autoriteteve të Maqedonisë Veriore, vendimi është marrë në kundërshtim me të vërtetën dhe faktet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Drejtësisë.

Kuburoviqi ka thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkimi i autorëve të akteve më të rënda kundër njerëzimit, pavarësisht origjinës apo përkatësisë së tyre etnike, “sepse këtë ua kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre”.

Gjykata Supreme e Maqedonisë së veriut ka vendosur sot se ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.

Kjo Gjykatë ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale në Shkup.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30/2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK-KS.nr 252/19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.

Tomor Morina ishte ndaluar në pikëkalimin kufitar të Bllacës mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut më 24 korrik. Ndalimi i tij erdhi si pasojë e një fletëarresti të Interpolit, me kërkesë të Serbisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz