back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëMikushnicë, Skenderaj/ Vëhet gurthemeli i Kullës së Shaban Manxhollit

Mikushnicë, Skenderaj/ Vëhet gurthemeli i Kullës së Shaban Manxhollit

Të ngjajshme

Ademi takohet me Gianni Infantinon në Doha, flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Ekipi që po bën histori në Itali, po ia del edhe pa trajner dhe pa “lekë”

Ekipi më i mirë në Ligën Italiane, Trapani Shark...

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës së Shaban Manxhollit në Mikushnicë.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se “njëzetë vjet pas çlirimit të Kosovës, dekada të tëra pas luftërave të Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Tahir Mehës, Kryetrimit të UÇK-së, Adem Jasharit, vendosëm gurë themelet e Shtëpisë Muze, Kullës të, një ndër luftëtarëve më besnik të Lëvizjes Kaçake, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës e Shaban Polluzhës, luftëtarit guximtar dhe sypatrembur të Drenicës dhe të mbarë shqiptarisë, atdhetarit, Shaban Manxholli.Jeta e Shaban Manxhollit, sikur edhe e bashkë kohanikëve  të tjerë trima, Ahmet Delia, Ramë Islami, Shaqir Smaka,  Halit Bajrami, Hazir Rama, Kamber Loshi, Sejdi Meta, Isuf Rexha, Shote Galica  e shumë të tjerë, ishte luftë e pa ndalur për mbrojtjen e tokave të parëve tanë, luftë për nderin, krenarinë e rrënjëve tona, gjakut, identitetit dhe emrit  shqiptar” tha ministri Gashi.

Tutje ministri Gashi u shpreh i lumtur dhe shumë i nderuar  që në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, së bashku me popullin trim, të Drenicës po i vendosim gurë themelet e Shtëpisë Muze/ Kullës së atdhetarit, Shaban Mangjolli, të cilin shkrimtari e , kishte portretizuar si ‘Kaçaku  i gjatë si një Flamur’” tha ministri Gashi.

“Mbi themelet e kësaj Shtëpie Muze, Kullës së Shaban Manxhollit, përjetë do të zë rrënjë edhe një copë e kujtesës sonë historike, për rrugëtimin tonë, nga robëria deri te liria, çlirimi dhe shtet ndërtimi i Republikës së Kosovës. Sa herë që, rinia dhe vizitorë tjerë të vijnë në këtë Kullë të krenarisë shqiptare, gjithnjë dhe gjithmonë do ta ndjejnë se, populli shqiptar, lirinë e tij e shkroi me gjakun e vetë” shtoi ministri Gashi.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe kryetari i Komunës së Skenderajit Bekim Jashari si dhe deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz