back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasFëmijët e Shaqir Cërvadikut hapin një bunar në Kamboxha, emërtojnë në emrin...

Fëmijët e Shaqir Cërvadikut hapin një bunar në Kamboxha, emërtojnë në emrin e këngëtarit dhe gruas së tij të ndjerë

Të ngjajshme

Policia njofton për qarkullimin e e-mailave të rreme

Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullojnë disa...

Ademi takohet me Gianni Infantinon në Doha, flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Ekipi që po bën histori në Itali, po ia del edhe pa trajner dhe pa “lekë”

Ekipi më i mirë në Ligën Italiane, Trapani Shark...

Në një fshat shumë të varfër të Kamboxhas ku njerëzit vuajnë për ushqime dhe sidomos për ujë për pije dhe pastrim, në atë vend ku uji ka vlerën e jetës, fëmijët e këngëtarit nga Kosova, Shaqir Cërvadiku, kanë ndëruar një bunar me ujë.

Ky bunar është emëruar me emrin e këngëtari dhe gruas së tij të ndjerë, Hatixhes.

Postimi i plotë:

Sot një befasi jashtëzakonshme nga fëmijët e mi për mua dhe bashkëshortën e ndjerë Hatixhen.

Në një fshat shumë të varfër në Kamboxha (Kambodia) në Azi ku njerzit jetojnë në kasolla e në varfëri ekstreme të uritur per bukë e sidomos vuajnë për ujë ku ka thatësi të madhe dhe njerzëve u duhen disa kilometra të udhëtojnë për të kerkuar ujë për pije e pastrim.

Në atë vend ku ujë ka vlerën e jetës fëmijët e mij përmes nji fondacioni europian”Water vell project”kanë ndërtuar një bunar ( pus të ujit) në një fshat e ku uji mund gjendet shumë thellë nën tokë.

Atë bunar e kanë emërtuar me emrin tim dhe bashkëshortës së ndjerë Hatixhes të cilin e kanë përuruar dje fondacioni.
Ishte një gjest human që tregon se humaniteti njerzor nuk njeh as kufi e as racë njerëzore sepse të gjithë jemi krijesa të madhit Zot.
Faleminderit pafund fëmijëve të mi që më dhuruan lot gëzimi me këtë humanitet njerëzor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz