back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeEnver Hoxhaj: Posti i kryeministrit është i panegociueshëm

Enver Hoxhaj: Posti i kryeministrit është i panegociueshëm

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do të hyjë i vetëm në zgjedhjet e parakohshme dhe se posti i kryeministrit është i panegociueshëm, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin  e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, sa i përket koalicioneve paszgjedhore, Hoxhaj ka shkruar se të gjitha ato parti të cilat nuk kanë kurajo që të bëhen pjesë e pikave programore nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Postimi i plotë i Hoxhajt pa ndërhyrje:

PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje.

Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit.

Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit.

Në këto zgjedhje ne do të hyjmë vetë dhe posti i kryeministrit është i panegociueshëm.

Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave tona programore, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim.

Qytetari në zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve!.

Të Fundit

Sport

ShowBiz