back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeDetaje nga djegia e autobusit në ‘Rrugën e Kombit’ që kishte pasagjerë...

Detaje nga djegia e autobusit në ‘Rrugën e Kombit’ që kishte pasagjerë nga Kosova – Si u shkaktua zjarri

Të ngjajshme

Një autobus ka marrë flakë në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Situata ka qenë e rënduar, për shkak edhe të trafikut të dendur, por edhe për faktin se në autobus kanë qenë shumë pasagjerë nga Kosova qe udhetonin drejt Shqiperise.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi kanë dalë me shpejtësi, sapo shoferi ka parë flakët në pjesën e përparme të mjetit.

Mësohet se autobusi ka pësuar defekt në sistemin elektrik, që i ka shkaktuar zjarr në motorr.

Forca të Policisë, si dhe automjeti zjarrfikës me shërbim në tunelin e Kalimashit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të normalizuar situatën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz