back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeIsh-ushtari i UÇK-së dëshiron të largohet nga Kosova, partitë i bëjnë oferta

Ish-ushtari i UÇK-së dëshiron të largohet nga Kosova, partitë i bëjnë oferta

Të ngjajshme

Kanë kaluar 20 vjet nga lufta, por plagët që i mori ende s’i janë shëruar. Edhe sot, Xhevdet Qeriqi, ish ushtar i UÇK-së, vazhdon mjekimin e këtyre plagëve që i mori në një betejë në Pashtrik ku iu vranë shumë shokë, e ai mbeti i plagosur.

“Jam plagosur në Dhjetor të vitit 98, pas një beteje te përgjakshme unë jam plagosur me shumë të tjerë. Vazhdon , probleme me bërryl e kam të palëvizshme”, thotë Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së.

Këto probleme shëndetësore e kanë përcjellë vazhdimisht ish ushtarin e UCK-së, por askush nga institucionet nuk i ka ofruar ndihmë.

E tash kur gara zgjedhore po ofrohet, shokët u kujtuan për ish ushtarin, por jo për shërimin e tij.

Qeriqit, po i bëjnë oferta nga partitë politike.

“Kam pasur takime edhe me zyrtar te PDK-së edhe Aleancës, mirëpo unë kam vendosur të mos i futem politikës, për shkaqe shëndetësore dhe familjare”, thotë Xhevdet Qerimi.

Ani pse më herët ishte pjesë e listës se Lëvizjes Vetëvendosje, Qeriqi nuk pranoi asnjë ofertë.

E kjo nuk është hera e parë, që Qeriqin tentuan ta korruptojnë.

Ai tregoi se kohë më parë, ish-ministri i Punës, Arban Abrashi, kishte provuar të shfrytëzojë gjendjen e tij shëndetësore, për qëllime personale.

“Ai e ka kuptu edhe gjendjen time shëndetësore, edhe ekonomike edhe ka bo përpjekje të më ndihmojë, më ka thënë nëse ke nevojë për shërim, ose ndihmë ekonomike me familje të ju ndihmoj. Por ska qenë e sinqert.’’

E Qeriqi pati takime edhe me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, si dhe Presidentin Hashim Thaçi.

Mirëpo gjatë këtyre takimeve sipas tij nuk u diskutua për tema politike.
Madje presidenti i kishte premtuar edhe ndihmë financiare, mirëpo një gjë ë tille ende nuk ka ndodhur.

“Ai e ka kuptu se kam probleme edhe më serioze, dhe më ka premtuar brenda mundësive qe janë do të bëjë përpjekje të ma sigurojë një shërim në Turqi, tash mbetet të shihet”, ka thënë Qeriqi.

Duke e parë që askush nuk po i ndihmon, Qeriqi ka aplikuar për vizë pune në Gjermani.

Ish-ushtari nuk dëshiron që t’i bëhet barrë askujt prandaj ka vendosur të punojë në Gjermani dhe paratë që fiton të shërohet plotësisht.

Të Fundit

Sport

ShowBiz