BallinaLajmeDy makina marrin zjarr në ecje, ekspertët tregojnë shkaqet dhe rreziqet

Dy makina marrin zjarr në ecje, ekspertët tregojnë shkaqet dhe rreziqet

Të ngjajshme

Tifozët e Italisë e duan Mourinhon për trajner

Italia do të mungojë në Botërorin e tyre të...

​Italia në kërkim të trajnerit të ri, lajmërohet “shpëtimtari”

Trajneri italian, Roberto Mancini, besohet se është i bindur...

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga vetura vidhet çanta me armë dhe dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Arrestohet një grua në Podujevë, keqtrajtoi fëmijët

Një grua është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për...

Në vetëm dy ditë, dy makina janë djegur plotësisht. Njëra në Delvinë dhe tjetra në Fier, e cila ka qenë në ecje e sipër. Në rastin e Delivnës, shoferi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë nga përplasja makina ka marrë flakë. Ai nuk ka mundur dot të dal nga mjeti i tij, duke humbur kështu jetën nga flakët të cilat e dogjën makinën me shpejtësi.

Këto janë pamjet e dy makinave të shkrumbuara nga flakët në dy ditët e fundit. Rreziku më i madh kur një makinë merr flakë, ndodh në rastet kur ajo gjendet në afërsi të makinave të tjera, ose në trafik. Këtë e shpjegon eksperti rrugor Gëzim Hoxha.

Eksperti Hoxha thekson se makinat duhet të jenë të pajisura me fikëse zjarri, të cilat do të zvogëlonin rrezikun që ndonjë prej personave në makinë të digjej.

Por cilat janë shkaqet që një makinë rrezikon të marrë flakë në ecje? Novrus Goxhaj, mekanik pranë një servisi makinash, përmend disa shkaqe kryesore.

“Paketa elektronike, rrjedhja e gazit, sistemi i frenimit, kur makina ecën frenato dhe bllokimi i asaj që në gjuhën e përditshme njihet si marmita.

Marrja flakë e makinës lidhet kresisht me gjendjen teknike të mjetit, por në rast të temperaturave të larta, të tilla siç po përjetohen këto ditë në Shqipëri, makinat e vjetra janë më të rrezikuarat. /l.m

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz