BallinaLajmeLirohet ish- ushtari i UÇK-së, Tomor Morina

Lirohet ish- ushtari i UÇK-së, Tomor Morina

Të ngjajshme

Deputeti i LDK’së: Në Kuvend nuk janë vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka marrë fjalën sot...

KMLDNj e quan raciste Gjykatën Speciale në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të...

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën 5 kg substancë narkotike

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria...

Është liruar nga burgu ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar djali i dajës së ish ushtarit, Gurakuq Dobruna.

Ai ka thënë se vendimi për lirimin e tij është marr por nuk dihet se kur do të lirohet.

“Vendimi për lirim është marr sot, kur do të del nga burgu nuk e dijmë ende, sepse dokumenti i vendimit duhet të dërgohet në burgun ku po qendron Tomori.”

Dobruna shtoi se lirimi i Tomor Morinës mund të ndodhë gjatë ditës së nesërme ose gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme.

“Sipas avokatit, kjo mund te ndodhë gjatë ditës së nesërme ose 2-3 ditët e ardhshme.”

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, u arrestua më 24 korrik në pikën kufitare në Bllacë.

Ai u mbajt për më shumë se dy javë në Burgun e Shutkës, në bazë të një fletarresti të Interpolit të lëshuar nga Serbia.

Morina akuzohej se gjatë viteve 98-99-të kishte kryer krime lufte.

Serbia kishte kërkuar nga Maqedonia e Veriut të ekstradonte Tomor Morinën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz