back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePolici kosovar tallet me Juventusin, bashkë me tifozët e Milanit në Prishtinë

Polici kosovar tallet me Juventusin, bashkë me tifozët e Milanit në Prishtinë

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Në pritje të fillimit të ndeshjes mes Milanit dhe Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri”  në Prishtinë, tifozët kosovarë po argëtohen edhe duke biseduar me policët, të cilët po e mbajnë rendin në kryeqytet për shkak të numrit të madh të tifozëve të grumbulluar.

“Unë me zebrat nuk bëhem kurrë”, dëgjohet duke thënë polici kosovar në videon e siguruar nga Gazeta Express, kur një tifoz i Milanit e pyet se a është me Interin apo Juventusin. Kjo përgjigje e policit u mirëprit nga turma e kuqezinjve.

Skuadra e Milanit do të përballet sonte në orën 20:45 me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ndeshje miqësore, përgatitëse për sezonin e ri që do të nisë së shpejti.

Milani ka një grup të madh të tifozëve këtu në Kosovë dhe kjo është dëshmuar edhe nga pritja që u është bërë lojtarëve, stafit e legjendave të Milanit sapo zbarkuan në Prishtinë.

Përballja me Feronikelin do të jetë miqësorja e fundit për Milanin këtë verë, pasi që pas kësaj kuqezinjtë do të bëhen gati për sezonin e ri të Serisë A, të cilin do ta nisë më 25 gusht. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz