back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeGjykata Themelore merr vendim për dy hajnat e rastit në Shtime

Gjykata Themelore merr vendim për dy hajnat e rastit në Shtime

Të ngjajshme

​36-vjet nga themelimi i LDK-së

Sot bëhen 36 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike...

​Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në Pikën e...

​Salah hero, Egjipti e nis fushatën e AFCON me fitore

Egjipti e ka nisur Kupën e Kombeve Afrikane me...

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...
- Advertisement -

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.T. dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale grabitje nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

- Advertisement -

Të pandehurit dyshohen se më 7 gusht 2019, në Shtime, duke vepruar si anëtar të grupit së bashku me A.T.1. (i cili gjendet në arrati), me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëmë të të dëmtuarit N.N., në atë mënyrë që fillimisht të pandehurit janë takuar në Prishtinë dhe me veturë kanë shkuar në drejtim të Shtimës, dhe rrugës së tranzitit janë futur në fshatin Petroviç, ku aty kanë ndaur veturën dhe nga e njëjta kanë dal tani i ndjeri F.G. dhe A.T., ndërsa A.T.1. dhe A.M, kanë mbetur në veturë, ashtu që të njëjtit të armatosur janë futur në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kanë marr shumën e të hollave prej 24.000 franga, ku në atë momentë janë hetuar nga ana e familjarëve dhe gjatë përleshjes në terasën e shtëpisë, i dëmtuari N.N. mbetet i plagosur me armë zjarri dhe në atë gjendje së bashku me të dëmtuarin tjetër A.N., i ndjekin nga pas dhe pas diku 200-300 metra e kapin të pandehurin F. ku edhe aty përleshën me ç’rast në vendin e ngjarjes mbetet i vdekur F.G., ndërsa të pandehurit e tjerë me të dëgjyar krismat e armës, largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

 

 

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitës së nenit 187 të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz