Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, është shprehur i bindur se Nisma do t’i marrë 10 ulëse në Kuvend pas zgjedhjeve.
“Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme me bindje të plotë se në legjislaturën e VII Nisma Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+ deputetë”, ka deklaruar ai për “Zëri”, teksa ka njoftuar se ky subjekt ka deponuar nënshkrimet për seancë.
Ndërsa, deputeti i PSD-së Faton Topalli ka bërë të ditur se ky subjekt i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve të saj për seancën e 22 gushtit.
Sipas tij, ekziston një pajtueshmëri e subjekteve për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Ndryshe, deri më tani LDK, VV, PSD, AAK e Nisma i kanë deponuar nënshkrimet e tyre për shpërndarjen e Kuvendit.
Por, në anën tjetër presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke bërë përpjekje që të formoj qeveri të re pa zgjedhje.
Siç merr vesh Gazeta Blic, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramaa është i përfshirë në këtë mision, për formimin e Qeverisë së re, pa zgjedhje.



