back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëInstrumenti më i vjetër muzikor në Kosovë, 5 mijë vjet para...

Instrumenti më i vjetër muzikor në Kosovë, 5 mijë vjet para lindjes së Krishtit është gjetur në Runik të Skenderajt (FOTO)

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Okarina e Runikut siç njihet tek drenicasit është njëherit edhe instrumenti më i vjetër muzikor i gjithë historisë muzikore shqiptare, shkruan Drenica Press.

Ky instrument muzikor u gjet gjatë gjurmimeve arkeologjike në fshatin Runik të Skenderajt, ku pos këtij instrumenti u zbuluan edhe shumë eksponate të tjera të rëndësishme për kulturën tonë.

Në bazë analizave dhe të studimeve arkeologjike, vogla muzikore e zbuluar në Runik të Skenderajt, është një instrument muzikor frymorë autokton; i lashtë rreth 5000 vjet para Krishtit të cilit iu dha emri: “Okarina.” Ky emërtim lidhet me një vegël të ngjashme muzikore italiane të shekullit 19 që kishte punuar autori, Giuseppe Donati, nga provinca e Bolonjës së Italisë, i cili u bë i njohur me punimet e okarinave frymore me madhësi të ndryshme e që ndër ne eksponati i zbuluar arkeologjik u emërtua: “Okarina e Runikut.”

Në dialektin bolonjez, okarina donë të thotë: “patë e vogël.” Instrumenti muzikorë “Okarina e Runikut”, zëri i së cilës është i ngjashëm me zërin e butë të flautes, i cili është më i lashti në Kosovë por edhe në kontinentin e Evropës.

Sipas burimeve të portalit Drenica Press i vetmi që tani ekzekuton melodi të ndryshme muzikore në Okarinën e Runikut është Shaqir Hoti./DRENICA PRESS/

Rezultate imazhesh për okarina e runikut

Të Fundit

Sport

ShowBiz