back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeMesazhi i BIK-ut për Festën e Kurban Bajramit

Mesazhi i BIK-ut për Festën e Kurban Bajramit

Të ngjajshme

Komunat nën presion financiar, Ibrahimi: Mbi 236 milionë euro të humbura

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme parashihet mot me diell e...

Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në...

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk

Departamenti i Sigurisë Publike i Utahut ka publikuar një...

Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve...

Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Reshat Mexhidi, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me festën e Kurban Bajramit, raporton Ekomomia Online.

Mexhidi ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

“Nesër është dita e parë festës së Kurban Bajramit të cilën besimtari e zbukuron me faljen e namazit me përkushtim, sakrificë e flijim therjen e Kurbanit vetëm për hir të Allahut xh.sh”

“Festa e Kurban Bajramit reflekton mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bëmë mirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të manifestoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë”

Ai kërkoi nga gjithë besimtarët të lutem për haxhilerët e vendit tonë që janë duke kaluar ditët e tyre në vendet e shenjta.

“Sot dhe në ditët në vijim miliona haxhilerë ditët i kalojnë në vendet e shenjta nga Arafati, Muzdelife, Mina dhe Mekeja duke lutur Zotin dhe duke shprehur përkushtimin e tyre ndaj Tij, e në këtë vend të bekuar janë edhe haxhilerët nga trevat tona për të cilët lutemi që Zoti t’ua pranoj Haxhin dhe ibadetet e tyre”

“Në këtë ditë festë e gëzimi ftoj të gjithë njerëzit vullnet mirë që të jenë human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojnë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët, të ngratët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri të shëndoshë, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë”

Mexhidi tha se në ditën e Kurban Bajramit duhet të jemi sa më solidarë në mes vete dhe te përçojmë paqe dhe dashuri të ndërsjellë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz