back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeBeqa: Me shpërndarjen e Kuvendit puna e madhe kthehet në pikën zero

Beqa: Me shpërndarjen e Kuvendit puna e madhe kthehet në pikën zero

Të ngjajshme

Lajmi i fundit: Ndihet dridhje toke në Skenderaj

Një dridhje toke para pak çastesh është ndier në...

Skena të pabesueshme në “Stamford Bridge”, barazon Leeds

E papritura ndodhi në “Stamford Bridge”. Kjo pasi që Leeds,...

Termet në Kosovë

Një termet ka lëkundur sot tokën e Kosovës. Magnituda ka...

“Do i bie fort” – Si ka ndikuar raporti Selin-Gimbo te Miri

Në Prime-n e kaluar, një klip lëndoi Gimbon në...

Nga gjithsej 144 projektligje sa kanë qenë në agjendë të Kuvendit gjatë këtij viti, vetëm 28 kanë arritur të miratohen, derisa të gjitha projektligjet tjera të cilat kanë mbetur në procedurë do të kthehen në pikën zero me shpërbërjen e kësaj legjislature, më 22 gusht 2019.

Mosmiratimi i këtyre projektligjeve pritet t’i dëmtojë proceset zhvillimore të vendit. Kështu së paku ka konsideruar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa.

Ai ka thënë për “Zërin” se e gjithë puna e madhe që është bërë do të kthehet në pikën zero, pasi të gjitha ligjet që nuk kanë kaluar në legjislaturën e re do të kthehen nga fillimi.

“Normalisht që në Parlament kanë mbetur shumë ligje pa u miratuar, edhe pse kanë kaluar në leximin e parë dhe në grupe punuese, por kanë ardhur në seancë dhe kanë mbetur pa u votuar. Sipas Rregullores së Kuvendit, të gjitha ligjet që nuk kanë kaluar në lexim të dytë ku vijnë institucionet e reja dhe legjislatura e re, kthehen mbrapa dhe çdo gjë kthehet në fillim. Konsideroj se kjo i dëmton pak proceset zhvillimore të Kosovës”, ka thënë ai.

Derisa ka thënë se të gjitha ligjet kanë qenë të rëndësishme, Beqa ka veçuar atë të Kodit Penal, që është më i avancuar se kodi aktual. “Ka shumë projektligje, ka edhe marrëveshje ndërkombëtare që është një dakordancë për të kaluar në ditën e shpërndarjes së Kuvendit. Konsideroj se i rëndësishëm është Kodi Penal, që është shumë më i avancuar se kodi aktual që ka mbetur në legjislaturë. Por secili ligj e ka rëndësinë e vet në fushën që e mbulon”, ka theksuar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz