Deputeti i Nisma-s, Haxhi Shala, ka folur për zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend, shkruan Insajderi.
Shala në T7 e ka përjashtuar LDK-në, VV-në dhe PDK-në për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor.
“As me LDK-në, as me VV-në, as me PDK-në, asgjë nuk na lidhë, do të shkojmë vet, le të kryhen zgjedhjet njëherë e pastaj e shohim mandatarin qeverisës”, ka thënë deputeti Shala.
Haxhi Shala ka shtuar se Nisma-s nuk i konvenon të bëjë koalicion me LDK-në sepse sipas tij, elektorati i të dy partive nuk ka asgjë të përbashkët.
“Nuk ka lidhë asgjë me ta, nuk e di si do ta bënim fushatën së bashku me LDK-në”, ka përfunduar Shala.