BallinaLajmeDjaloshi shqiptar që po i nokauton tajlandezët, tani fiton titull botëror

Djaloshi shqiptar që po i nokauton tajlandezët, tani fiton titull botëror

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Kësaj radhe fjala është për një djalosh plot zemër dhe shumë luftarak i cili quhet Luan Rudaj, dhe me prejardhje është nga Malisheva e Kosovës, mirëpo i lindur në Zvicër ku edhe ka filluar njëherësh me sportin e karatesë, kurse më pas edhe me Muay Thai.

Ai dje ka arrit një rezultat të shkëlqyer duke fituar titullin botëror “IPCC World Champion”. Rudaj për “ArenaRing” e zbulon këtë rezultat dhe thotë se pas 2 muajve ushtrime maksimale në Tajlandë arriti këtë sukses të madh në karrierën e tij.

“Në Phuket u zhvillua spektakli i madh i vitit ku unë isha në luftën kryesore ku edhe arriti të fitoj titullin. Jam shumë i kënaqur nga ky rezultat sepse ka dy muaj që gjendem në Tajlandë dhe kam dhënë maksimumin në përgatitje që të arrij këtë titull”, tha Rudaj duke shtuar se në Tajlandë ka kontakte të mira, prandaj edhe karrierën e tij e ka zhvilluar në këtë vend.

Në këtë vend unë kam ardhur për herë të parë në vitin 2013 dhe kam kontakte shumë të mira me klubet dhe trajnerët. Dua të ceki se kam pasur një pauzë, thjesht nuk kam pasur lufta, mirëpo u ktheva në vitin 2018 ku edhe zhvillova 3 ndeshje dhe të gjitha fitore. Përgatitjet kur jam në Zvicër, në përgjithësi i bëj tek Zyber Rudaj, por kam edhe klubin tim “Eagle Muay Thai” në Lucern . Synimi im është që edhe më tej të ndeshem në Tajlandë sepse nga ky vend buron ky sport dhe dua atje të jem më i miri”, tha Luan Rudaj. Ndryshe, cekim se Rudaj gjatë karrierës së tij ka arrit të fitoj edhe titullin internacional “Bangla Stadium Muay Thai Champion”, titulli ma i lart në Phuket.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz