back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeÇfarë temperaturash priten ditëve të ardhshme në Kosovë?

Çfarë temperaturash priten ditëve të ardhshme në Kosovë?

Të ngjajshme

Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbahet në orën 17

Dimal Basha ka njoftuar se bashkë me përfaqësuesit e...

Çfarë ha mbreti Charles gjatë ditës

Shprehja “të hash si mbret” shpesh sjell ndër mend...

Intervistohen 14 persona në Gjilan mbi dyshimet për manipulim votash

Hetimet për manipulimin e votave po vazhdojnë në mbarë...

Osmani pret delegacionin arab në Kosovë, kjo është arsyeja e vizitës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Fusha të presionit të lartë nga Afrika veriore do të vazhdojnë të sjellin vapën afrikane mbi Mesdhe dhe rajonin tonë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, parashikon Prishtina Weather.

“Do të mbajë mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell, e temperaturat maksimale pritet të rriten edhe mbi 35C, sidomos nga dita e diel dhe ditëve të para të javës në vijim”, sipas shërbimit të meteorologjisë.

“Sipas tendencave të parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme mund të priten depërtime të masave më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit, që do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare me mundësi edhe për reshje lokale shiu”, parashikon PW.

Parashikimi për datat 10-14 gusht:

10.08 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell

11.08 – Shumë nxehtë, me diell.

12.08-13.08 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell.

14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat e ajrit do të mbesin ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 17C deri në 18C, e maksimalet nga 33C deri në 36C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e më pas do të zbres përreth këtyre vlerave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz