back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaShqiptareShkoi për pushime në Durrës, kosovari përfundon në burg

Shkoi për pushime në Durrës, kosovari përfundon në burg

Të ngjajshme

Një drejtues automjeti është arrestuar nga policia me akuzën e mitdhënies. Në pranga ka rënë shtetasi V.B., 22 vjeç, banues në Pejë të Kosovës, pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.

“Ky shtetas në aksin rrugor Durrës-Plepa, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin dhe 30 euro, me qëllim shmangien e masës administrative” bën me dije policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. /ora news/

Të Fundit

Sport

ShowBiz