back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeDaut Haradinaj: Amerika s’ka ushtarë më të fortë në Kosovë kundër Rusisë...

Daut Haradinaj: Amerika s’ka ushtarë më të fortë në Kosovë kundër Rusisë sesa Ramushin

Të ngjajshme

Pa aktorë profesionistë: Si amatorët pushtuan sezonin e Oscar

Në filmat e fundit, njerëz pa përvojë aktoriale po...

Seanca e orës 19:00, pak deputetë shihen në sallë

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancë sonte për në...

Donbas – një familje ukrainase në prag të pushtimit

Theatre503, Londër Drama e re e Olga Braga-s, fituese e...

Deputeti i AAK-së, ka folur sonte edhe për tentimin e ndikimit rus në Kosovë dhe në rajon.

Ai duke folur për partneritetin dhe miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, ka thënë se Amerika nuk ka ushtarë më të fortë në Kosovë kundër Rusisë sesa Ramush Haradinaj.

“Ne jemi dëshmitarë të tentimit të ndikimit rus në rajon dhe në Kosovë. E kemi rastin me trenin e ashtuquajtur rus që Serbia dëshironte ta fuste në Kosovë. I kemi kërcënimet me mjete të motorizuara afër kufirit tonë. Kemi edhe plot raste tjera, siç është rasti me aksionin e policisë tonë në veri. Dhe të gjitha këto kundër-reagime ne si Kosovë i kemi bërë me bashkërendim me partnerët tanë. Prandaj them se Amerika ushtarë më të fortë kundër Rusisë në Kosovë nuk ka sesa Ramush Haradinaj”, ka thënë Daut Haradinaj në televizionin publik.

Haradinaj ka folur edhe për taksen ndaj mallrave serbe.

“Ne nuk i kemi bllokuar produktet serbe në Kosovë, ne i kemi taksuar, është dallim shumë i madh. Qëllimi final është që të arrihet njohja e Kosovës shtet nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka theksuar se Kosova ka bashkëpunimin më të mirë me NATO në krahasim me shtetet e tjera të rajonit.

Sipas tij, Qeveria e kaluar ofroi rezultate të prekshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz