BallinaLajme“Sunny Hill Festival” lë dëme të mëdha – kjo është gjendja në...

“Sunny Hill Festival” lë dëme të mëdha – kjo është gjendja në Gërmi 4 ditë pas

Të ngjajshme

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Lutfi Haziri: Kryetari Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari...

Edicioni i dytë i “Sunny Hill Festival” në Kosovë ka lënë pas dëme të mëdha.

“Sunny Hill Festival” që për 3 ditë rresht (2-4 gusht) u zhvillua në Parkun e Gërmisë, e ka dëmtuar këtë vend. Gërryerjet e sipërfaqes gjatë organizimit dhe në vendin ku ishte skena, vërehen edhe tani. Copëza qelqi të shisheve të birrave dhe mbeturina të shumta kanë mbetur ende në këtë hapësirë e mbrojtur me ligj, shkruan Insajderi

Disa organizata të shoqërisë civile kishin kërkuar ndalimin e këtij festivali përpara se të zhvillohej, duke e konsideruar të dëmshëm jo vetëm për ambientin dhe natyrën e Parkut të Gërmisë, por edhe për kafshët e shpezët.

Këto organizata kërkonin nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të mos lejojë organizime të tilla dhe t’i anulojë festivalet e këtyre përmasave në zona të mbrojtura natyrore, siç parashihen me dispozitat ligjore.

Dëmi hapësinor vërehet qartë edhe katër ditë pas mbylljes së festivalit. Ndërkaq zhurma e festivalit u dëgjua edhe në distancë 1 kilometër larg skenës, gjë që trazon sidomos shpezët që zhvillojnë jetesën në Gërmi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz