BallinaBotëKur një telefonatë e gabuar të zbulon… 100 armë!

Kur një telefonatë e gabuar të zbulon… 100 armë!

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Një 73-vjeçar kanadez, i cili mendonte se kishte telefonuar zyrën për informimin e publikut, kishte telefonuar në fakt policinë, që zbuloi në shtëpinë e tij dhe më pas i konfiskoi 100 armë zjarri, të ruajtura jo në mënyrën e duhur.

Oficerët e Xhandarmërisë Mbretërore të Kanadasë (GRC) njoftuan sot se kishin zbuluar dy ditë më parë më shumë se 94 armë dhe gjashtë pistoleta në këtë rezidencë që ndodhet në Chebogue, në provincën e Skocisë së Re.

Pronari, 73 vjeç, i zotëronte armët në mënyrë të ligjshme, por nuk i ruante në mënyrë të rregullt, të demontuara apo të vendosura në një dollap të mbyllur me kyç.

Ato janë konfiskuar dhe 73-vjeçari është arrestuar për një kohë të shkurtër.

Policia federale ka shkuar të hënën në shtëpinë e të moshuarit për të garantuar sigurinë e tij edhe pse ai e kishte shpjeguar në telefon gabimin e tij.

”Politika e GRC është në fakt që të shkojë në vendngjarje për çdo telefonatë. Mund të reagojmë për shembull për një person të plagosur që nuk mundet të flasë apo për një person të kërcënuar dhe që nuk ka mundësi të flasë”, theksoi Jennifer Clarke, zëdhënëse e GRC-së.

“Pas mbërritjes në vend, agjentët kanë zbuluar menjëherë armët. Sapo agjentët tanë kanë hyrë në banesë i kanë zbuluar ato”, sipas Clarke./atsh

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz