back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeGjykata merr këtë vendim për personin që mbyti gruan me 15 plumba...

Gjykata merr këtë vendim për personin që mbyti gruan me 15 plumba në Prizren

Të ngjajshme

Koci: Duam drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë

Fatmir Koci, ish-ushtar i UÇK-së në protestën në Hagë...

Burnley vs Liverpool: Një test i madh për Clarets në Premier League

Pas rikthimit të tyre në Premier League, Burnley po...

Pas pak nis protesta në Hagë

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të...

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni që vrau gruan e tij Armenda Aliun.

“Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1.pika 1.3. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftim.

Në raport gjithashtu përshkruhet edhe momenti i vrasjes së Aliut.

“Me datë 06.08.2019, rrethë orës 23:18 minuta, në lagjen “Jeta e Re”, i pandehuri me iniciale B.V. me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij me iniciale A.A.- V. , në atë mënyrë që pas një konflikti verbal që ka pasur me viktimën i pandehuri ishte pajisur me një pistoletë të tipit “Berta”, del nga shtëpia e tij e cila gjendet në rrugën “Hysni Morina”, në lagjen “Jeta e Re” , i afrohet bashkëshortes së tij viktimës A.A.-V., e drejton pistoletën në drejtim të saj, shtënë 15 herë në drejtim të saj, me ç ‘rast e njëjta goditet disa herë nga predhat e shtëna, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga vendi i ngjarjes lajmëron policinë, e në momentin kur emergjenca vjen në vendin e ngjarjes, nga mjeku i Emergjencës konstatohet vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Kujtojmë se i dyshuari jetonte në Zvicër bashkë me viktimën, e në këtë kohë po qëndronin për pushime në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz