back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeLajm nga Gjykata Speciale/ Aktakuzat e para në shtator

Lajm nga Gjykata Speciale/ Aktakuzat e para në shtator

Të ngjajshme

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur...

Prokuroria Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve dhe të të dyshuarve rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe ish-eprorë e komandantë, derisa në shtator të këtij viti pritet edhe ngritja e aktakuzave të para.

Gjykata Speciale, e cila para më shumë se shtatë muajve ka filluar me dërgimin e ftesave të para për ish-komandantë e pjesëtarë të UÇK-së, pritet që në shtator të këtij viti pas rreth 100 ftesave të dërguara të fillojë edhe me ngritjen e aktakuzave të para. Kështu ka deklaruar për “Zërin” kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka bërë të ditur që muaji shtator dhe muaji tetor do të jenë muajt e aktakuzave të para.

“Dita-ditës po shtohet numri i ftesave të veteranëve të luftës nga Gjykata Speciale. Numri ka arritur mbi 90, afër100. Sipas informacioneve që kam, dje janë lajmëruar edhe disa pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë marrë ftesë nga Prokuroria Speciale, por që ende nuk janë bërë publikë për medie. Po ashtu në muajin shtator dhe në muajin tetor të këtij viti pritet të ngrihen aktakuzat e para, mirëpo nuk ka diçka konkrete, vetëm informata jozyrtare”.

Po ashtu ka theksuar që shumë pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë marrë ftesë për intervistim, nuk i kanë bërë publike ftesat e tyre për arsye të ndryshme.

“Është një numër i konsiderueshëm i të ftuarve që nuk kanë dashur të intervistohen. Madje më shumë ka persona që nuk i kanë bërë publikë emrat sesa i kanë bërë. Arsyet për këtë nuk i di, por për ne emrat janë të njohur, mirëpo nuk i bëjmë publikë për shkak të respektimit të privatësisë së tyre”, ka thënë Gucati, teksa ka shtuar se Gjykata Speciale është gjykatë politike dhe si e tillë do të dështojë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz