BallinaLajmeRrëfehet Sabit Geci, hedh akuza të rënda mbi njerëzit e PDK-së

Rrëfehet Sabit Geci, hedh akuza të rënda mbi njerëzit e PDK-së

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sabit Geci, e konsideron si të pastër luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Geci ka theksuar se sfidat e tij nëpër gjykata e deri te dënimi me 15 vjet burg i ka nga shokët e tij të luftës, që vinë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka folur edhe për vrasjet dhe plagosjet e zyrtarëve të LDK-së.

Përkitazi me këtë Geci ka thënë se ndoshta persona të caktuar kishin urrejtje ndaj presidentit Rugova sepse e donin pushtetin e tij.

Pyetur se kush e ka dëmtuar atë më së shumti, Geci ka deklaruar se ai u dëmtua më së shumti nga njerëzit e PDK-së.

“Shokët” të cilët më së shumti më kanë dëmtuar janë njerëz të PDK-së, të cilët duke e ditur të vërtetën heshtën dhe nuk më mbrojtën në asnjë aspekt, por të bëmat e tyre mi hodhën mua, këta njerëz po dishin shumë mirë që të jenë për dikë nënë e për dikë njerkë. Kam menduar të ja lë kohës por si duket ka ardhur koha sepse është bërë mjaft”, ka deklaruar Geci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz