back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeVjosa Osmani tregon nëse do të jetë kandidate e LDK-së për kryeministre

Vjosa Osmani tregon nëse do të jetë kandidate e LDK-së për kryeministre

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj aprite ka bërë të ditur se kanë diskutuar se si t’i fitojnë zgjedhjet.


E pyetur se a kanë diskutuar se kush do të jetë kandidati për kryeministër, Osmani tha se kjo do të vendoset më vonë.

“Kemi diskutuar qysh me i fitua zgjedhjet dhe do t’i fitojmë. Ato vendosen pak më vonë, mirëpo me rëndësi është që kemi diskutuar për programin tonë dhe për të gjitha veprimet që do t’i ndërmarrim të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, degët, të gjithë së bashku, në mënyrë që t’i fitojmë zgjedhjet. Personalisht mendoj që zgjedhjet do t’i fitojmë dhe kaq mund të them për momentin”, tha ajo.

Kujtojmë se pikërisht emri i Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit janë më të lakuarit për kandidatin e LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. /Reporteri./.

Të Fundit

Sport

ShowBiz